Dy shofere janë proceduar në gjendje të lirë pasi tentuan të korruptonin efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë.
“Policia bën me dije se janë vënë nën hetim R.M, 36 vjeç, dhe G. K, 26 vjeç. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, kartëmonedha me vlerë 20 mijë lekë të vjetra. Shkon në 22 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.“, njofton policia.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.












