Në Fletoren Zyrtare është zbardhur udhëzimi i qeverisë Rama për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve rrugore gjatë sezonit veror.
Sipas udhëzimit, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset rrugore nacionale dhe ne qytet nga ora 15:00 e ditës së premte deri në mesnatë. Po ashtu të shtunë të dielë, do ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda, autoshkollave, mjeteve bujqësore etj, nga ora 07:00-00:00.
Udhëzimi do të jetë i vlerfshëm deri më 15 shtator dhe synon lehtësimin e qarkullimit rrugor përgjatë sezonit turistik.
Kush automjete do të ndalohen? Bëhet fjalë për mjete për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 tonë; Mjete me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 metra; Makinat bujqësore, makinat teknologjike vetëlëvizëse ose traktorët me rrota që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë; Makinat bujqësore dhe teknologjike, që kalojnë përmasat kufitare, me gjerësi maksimale jo më të madhe se 2,55 metra, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 metra, gjatësi të përgjithshme, jo më të madhe se 7.50 metra për mjetet me një aks dhe 12 metra për mjetet teke me dy e më shumë akse; Mjetet për kursantët e autoshkollave mësimore.












