Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët e Njësisë Nr.2 në kryeqytet, ka folur edhe për disa komente në adresë të tij në rrjete sociale.
Komentuesit i kanë etiketuar dëgjesat e kryeministrit “si mbledhjet e xhaxhit Enver. Poshtë komunizmi”, ndërsa të tjerë shkruajnë: “janë mbledhur të gjithë pleq e PS”.
Këto komente nuk kanë kaluar pa një përgjigje nga Edi Rama, i cili iu tha “na marrshi të keqen”.
“Ca komente në Facebook e njëri ka shkruar: ‘fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këta tipa, komunizmi do të vazhdojë të jetë në pushtet. Idiot komplet, poshtë komunizmi. Këto dëgjesa janë gjëja elementare që duhet të bëjë një forcë politike që qeveris. Këto dëgjesa në Amerikë zhvillohen normalisht. Ajo që është e re në këtë rast, është që ne po i bëjmë këto kur ka mbaruar fushata dhe ju e dini që menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet, deputetët kanë ardhur përsëri. Kemi një libër me mbi 2 mijë probleme për Tiranën. Filluam të punojmë për një, thatë që do të bëhej për zgjedhjet e Tiranës, por ja ku jemi pavarësisht se nuk kemi zgjedhje dhe unë nuk mendoj se është poshtë komunizmi, është rroftë demokracia. Është dhe dikush që thotë, ‘janë mbledhur të gjithë pleqt e PS’. Na marrin të keqen se shife sa vajza e djem ka këtu. Kjo që shkruan e ka me Lumen, po Lumja si yll bote as nuk ka vite, as nuk dihet sa vjeç është sesi jeton“, tha Rama.












