Burimi brenda ambienteve të “Top Channel”, nxjerr në pah se finalja e këtij edicioni është e paracaktuar.
“Përshëndetje si jeni! Produksioni i ka zgjedhur 4 finalistët që tani por të gjithë të tjerët janë për garniturë që të krijohen debatet e nevojshme për të rritur audiencën. Nëse gjërat shkojnë ashtu si duhet të shkojnë dhe të mos ketë më probleme në vazhdim, në finale do të shihni katërshen: Luizi, Olta, Dea Mishel dhe Kiara”, e zbulon burimi.
Ky është mesazhi që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ku ngre dyshime se 4 finalistët janë përcaktuar. Në fakt, loja në fund do te jetë mes 4 personazhesh mes të cilëve dy do të mbeten dhe do të jenë Olta dhe Luizi. Gjithashtu plani është bërë dhe në fund çmimi do të rritët sërish për të kapur shifrën fillestare.












