Dy palët Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakort lidhur me arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Raporti i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve do të miratohet të hënën në një seancë të posaçme plenare që do të mbahet në orën 17:00. Deri më tani nuk dihet nëse PS dhe PD do të dalin me një raport të përbashkët apo raporte të ndara, mirëpo të dyja palët kanë dhënë autorizimin për arrestimin e Ahmetajt.
Tashmë “vulën” finale për arrestimin përfundimitar të Arben Ahmetajt do t’ia japë Kuvendi që do të hedhë në votim këtë raport të përgatitur nga PS dhe PD në Këshillin e Mandateve. Pas miratimit SPAK ka legjitimitetin për ta arrestuar ish-ministrin, në rast se nuk ndodhet në Shqipëri, Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar.












