Gazetari Roland Qafoku ka deklaruar se Ilir Meta ka një qasje krejt ndryshe nga Sali Berisha për drejtësinë e re.
Sipas tij, ndryshe nga Berisha që e ka shpërfillur gjithmonë prokurorinë duke nxjerrë alibi nga më të ndryshmet, Meta s’e ka pasur problem të shkojë në prokurori dhe te jape “llogari”.
“Meta ndryshon katërcipërisht, Berisha e ka shpërfillur gjithmonë prokurorinë, ai bën autogol edhe me atë që thotë po zbatoj kushtetutën se ai nuk e ka njohur kushtetutën. Meta nuk e ka këtë qasje. Meta dhe Kryemadhi mund te thirren ne Prokurori. Mendoj se nuk është e jashtëzakonshme që Ilir Metën ta thërrasin në SPAK”, tha Qafoku.












