Pasi u zhduk disa ditë nga arena politike, Ilir Meta ditën e sotme është shfaqur për të sulmuar SPAK-un që ka nisur hetimet për “dosjet” e nxehta nga krahu i opozitës.
Për mediat që aluduan një arratisje të mundshme, Meta tha se nuk ndodhej në Shqipëri për arsye shëndetësore.
“Unë për hir të së vërtetës për arsye personale të çështjes së shëndetit nuk kam qenë shumë i pranishëm publikisht dhe ju jeni shqetësuar. Po tani jam shumë mirë. Dua të them se duhet të ruajmë kujtesën, që të jemi koherentë dhe të themi të vërtetën. Reforma u shndërrua në “Rama-formë”. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota, në mënyrë antikushtetuese. Rama donte një prokuror që përmes saj të kapte KLP dhe përmes kësaj kontrollonte të gjithë sistemin e prokurorisë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë”, tha Meta.












