Edhe pse jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Robert Aliaj prej disa ditësh ka qenë kryefjala në çdo media. Pas hyrjes së Sabianit, publiku i kërkuar Robertit që të bëhet pjesë e Big Brother VIP por kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë kategorike.
”Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, është shprehur artisti i njohur.
Ky reagim i Robertit vjen fiks disa ditë pasi Sabiani është bërë pjesë e Big Brother duke i dalë në mbrojtje vajzës së tij Keisit, pasi sipas tij Kristi po bën lojë të dyfishtë. Por duke pasur parasysh karakterin e papërmbajtur që ka Robert Aliaj, veshtirë të besohej se ai do behej pjesë e një formati si Big Brother.












