Seanca e djeshme plenare ishte një “arenë” përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës e cila shkaktoi kaos në Kuvend.
Nuk kishte vetëm përplasje verbale por dita e djeshme prodhoi edhe një konflikt fizik mes deputetit të PD-së, Bledion Nallbati dhe homologut të tij socialist, Vullnet Sina.
Një ditë pas përleshjes fizike, Nallbati tha për mediat se Shqipëria ka halle edhe më të mëdha se sa incidenti i djeshëm por shprehu pendesë për reagimin e tij gjaknxehtë.
“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që Shqipëria të merret me një incident që nuk nderon askënd”, tha sot Nallbati.
Përplasja fizike mes deputetit demokrat, Bledjon Nallbati me deputetin socialist, Vullnet Sinaj ka vijuar edhe jashtë ambienteve të Kuvendit.












