Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë për nisjen e punimeve për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë.
Rama e ka konsideruar ndërtimin e saj si një vepër ikonike për kryeqytetin.
“Ishte e paimagjinueshme që fëmijët të mos kishin një Teatër të denjë Kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër që tani i është nënshtruar një restaurimi, sepse është Monument Kulture i mbrojtur. Do jetë një hapësirë me të gjitha kushtet për fëmijët dhe një vepër ikonike e transformimit të Shqipërisë, kryeqytetit dhe një territori të tërë si ky”, u shpreh Rama.