Kryeministri Edi Rama ka folur në forumin Global Gateway për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama në fjalën e tij, ka theksuar se martesa që vendi ynë do të bëj me BE-në do të jetë më e vështira, por sipas tij do të jetë ajo që vlen më shumë. Rama këtu ka marr shembull veten e tij, ku ka thënë se vetë ka pasur disa dështime me martesat, por pasi gjeti të duhurën është i lumtur.
“Kjo është martesa më e vështirë, por që ja vlen. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën e duke qenë i lumtur me të, unë besoj që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë dhe të tjerët kur të martohen me BE. Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek shumë i madh”, tha Rama.












