Kryeministri Edi Rama konfirmoi se zyrtarizimi i kandidateve të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale do të bëhet më 25 mars.
Organizimi për zgjedhjet e 14 majit dhe diskutimi mbi emrat e kandidateve ne te 61 bashkite e vendit, sipas Rames ishte ne fokus te mbledhjes qe zhvilloi Kryesia e PS mëngjesin e kësaj te enjteje. Ai tha se Partia Socialiste do te fitoje shume bindshëm në zgjedhjet për pushtetin vendore.
“Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin aritmetike është minimumi. Duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike, të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë edhe të padenjë për të qenë në fushë, nuk është e vështirë. Politikën e ‘Gërr- Gërrit’ duhet t’ia lëmë të shkuarës.’- tha Rama.












