Kryeministri Edi Rama, njoftoi se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, një draft statut mbi Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim ç’tensionimin e situatës në Veri të Kosoves.
Euronews Albania ka kontaktuar me Zyrën e Shtypit dhe Informacionit të Qeverisë Federale gjermane e cila pranon marrjen e dokumentit nga Scholz por preferoi të mos jepte më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e draftit.
“Mund të konfirmojmë marrjen e dokumentit në Kancelari. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk mund të komentojmë përmbajtjen e këtij dokumenti konfidencial”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të qeverisë gjermane.












