Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka folur për disa çështje, mes tyre edhe për raportet mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë.
Gjatë intervistës së tij, Rama deklaroi se “nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur”, por theksoi se “është krenar që i ka rrënjët shqiptare”.
Ai foli edhe për disa informacione, se ka marrë një burse greke për të studiuar në Harvard, por këto pretendimi i hodhi poshtë, duke u shprehur se “Harvardin e ka vizituar falë një mikeshe të tij greko amerikane”.
“Vuno është një fshat i Himarës, ka njerëz greqishtfolës në fshatra të tjera, por në Vuno askush nuk fliste greqisht. Nuk e di arsyen, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur dhe krenar, por nuk kam. Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare. Së dyti, nuk kam marrë kurrë bursë për Harvardin dhe nuk kam studiuar kurrë në Harvard. E kam vizituar, falë një mikeje shumë të ngushtë dhe të dashur për mua, që është si motër për mua dhe është greko-amerikane. Megjithatë, nuk kam studiuar kurrë atje. Qarkullon shumë dezinformim dhe nuk e kuptoj pse”, deklaroi Rama për median e njohur greke.











