Kryeministri Edi Rama e ka nisur mengjesin e sotem me nje lajm te mire per artin Shqiptar.
Kreu i qeverise ben me dije se do te rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës e cila do te sjelle kenge e valle nga te gjitha krahinat e vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë“, shkruan Edi Rama.












