Mbrëmjen e sotme (21 Gusht) në Athinë do të mblidhen liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me festë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Në takimin informal, e organizuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor-BE, do marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Por, një mysafir surprizë do të jetë në mbrëmjen në Athinë, që u mbajt sekret nga zyrtarët grekë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mësohet se do të jetë pjesë e darkës ku nuk merr pjesë Edi Rama i cili nuk është ftuar nga Mitsotakis për shkak të tensioneve mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen “Beleri”.
Shqipëria u ftua në rang presidencial, por Bajram Begaj nuk pranoi të shkojë, teksa për kryeministrin Edi Rama nuk kishte ftesë.












