Artisti i madh shqiptar, Robert Ndrenika sot feston ditëlindjen. Aktori i njohur që prej kohësh është krahu i djathtë i Partisë Socialiste sot feston 81-vjetorin e lindjes.
“Edhe 100 vjec Robert Ndrenika”, shkruan Rama në urimin e tij teksa shpërndan foton e aktorit të madh të skenës shqiptare.
“Artisti i popullit”, Robert Ndrenika u lind me 10 janar 1942 në Tirane dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë. Rilindje dhe kryeministri Rama i urojnë Robert Ndrenikës të bëhet edhe 100 vjeç, sa më shumë shëndet dhe lumturi në familje.











