Publiku vendosi që Kiara dhe Olta të përballen “kokë më kokë” në televotim këtë javë ku ditën e sotme njera prej tyre do të heqë dore perfundimisht nga çmimi i madh.
Ky nominim ka qenë një nga përballjet më të forta në këtë Big Brother prandaj edhe të gjithë janë kuriozë, se cila prej banoreve do dalë sonte nga shtepia më e famshme.
Nga sondazhi i realizuar prej portalit “Xing.al” ku kanë votuar mijëra njerëz, rezulton më e votuar për të dalë jashtë shtëpisë është Olta. Sipas ketij sondazhi të zhvilluar Online: “Olta ka marrë 69% të votave për tu larguar nga Big Brother, kurse Kiara 31%”.
Nuk dihet nese produksioni i Big Brotherit do ta largoje Oltën, apo do të manipuloje votimin duke mbajtur ne shtepi aktoren, e cila shihet si rivali me i forte qe krijon debate dhe perplasje me Luizin, banorin me popullaritetin me te madh.













