Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent këtë të premte në Kuvend, ndërsa SPAK ka kërkuar nga deputetët të votojnë për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, me qëllim arrestimin e tij.
Por sapo fjalën e ka marrë Sali Berisha, kryeministri Edi Rama është ngritur dhe ka ikur nga salla e Kuvendit ne menyre qe mos e degjoje fare ate qe eshte shpallur “Non Grata” nga Amerika.
Sot Kuvendi ka thirrur seancën e posaçme për të votuar kerkesen e SPAK per arrestimin e Arben Ahmetajt, tashme i arratisur jashtë Shqipërise.












