Që prej hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”, instagrami i Luiz Ejllit është menaxhuar nga mikesha e tij, Jorgena.
Por ditën e sotme është marrë një vendim i papritur nga motra e Luizit e cila e ka marrë në kontroll Instagramin e këngëtarit, madje nuk është mjaftuar me kaq por ka ndryshuar edhe emrin e Instagramit nga Luiz Ejlli në Ina Ejlli.
Motra e Luizit jo vetëm që hapi një faqe “GoFundMe”, por tani i ka marrë në dorë edhe Instagramin me 637 mijë followers, duke e kthyer adresën në emrin e saj, Ina Ejlli.
Në një postim në Instastory motra e konkurrentit ka sqaruar se është ajo që do të menaxhojë adresën e të vëllait për arsye sulmesh apo vjedhje të adresës: “Të dashur fansa! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram (Luizit), motra e Luizit është zotëruese e këtij Instagrami qe do ta menaxhoje vete ne emrin e saj. Me shume dashuri familja e Luizt“.












