Këto ditë është thënë se këtë ‘Prime’ do të bëhen pjesë dy banorë të rinj e të gjithë kanë nisur aludimet se kush mund të jenë.
Ditën e sotme Arbana e ka ripostuar promon dhe ka shkruar disa fjalë, ku na ka bërë akoma më shumë kuriozë dhe se mendohet të ketë më shumë se 2 hyrje të reja. Sa hyrje thatë juve?
Po është e vërtetë që do ketë më shumë se dy banorë të rinj, do jenë plot 6 hyrje të reja. Lajmin e konfirmoi vetë Arbana në fillim të natës së sotme.
Një ndër emrat e përfolur është ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin. Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive. Ndërkohë edhe aktori Elvis Pupa, prej kohësh është përfolur për t’u bërë pjesë e lojës.












