Kompleksi “Malejzjan”, tek kthesa e Kamzës është shndërruar në një vendndodhje ku cdokush mund te gjeje lehtesisht prostituta, pavarësisht se ky është një kompleks banimi që në çdo moment kalojnë familjarë me fëmijët e tyre.
Në një investigim të kryer nga gazetarët e “Shqipëria LIVE”, u zbulua se veprimtaria e prostitucionit ushtrohet lehtesisht nën “hundën” e policisë.
Në një xhirim rreth orës 20:30, gazetari i infiltruar si klient “peshkohen” 2 gra, që janë të interesuara të ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në këmbim të pagesës, në shifra që variojnë nga 30 deri në 100 mijë lekë të vjetra.
Ato preferojnë që marrëdhëniet t’i kryejnë në ambient të hapur, ku edhe mund të largohen me lehtësi, madje njëra prej tyre duket se shqetësohet nga regjistrimi në hotel.












