Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka sqaruar ‘postimin’ qe u be viral, ku njofton se pas orës 19:00 shezloget do jenë falas.
Kumbaro shprehet se nuk ka postuar një njoftim të tillë në rrjetet e saj sociale dhe e gjitha është një fotomontazh.
Gazetarja: Është bërë virale një postim ku ju shpreheni se pas orës 19:00 shezlonget do jenë falas, ka diçka të vërtetë këtu?
“Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik, pa pagese”, tha Kumbaro.












