Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ditën e sotme ka njoftuar nismën e re duke hapur kanalin e saj në “Youtube”.
Një ndërthurje të jetës së saj profesionale dhe asaj publike do ta gjeni në klipet e këtij kanali të cilat bashkëshortja e kryeministrit do t’i lancojë në ditet ne vijim.
Krah videos Linda Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë mbi aktivitetin e saj profesional dhe angazhimet e saj si qytetare të klikojnë në kanalin e saj “http:// linda.al“. Gjithashtu, ajo ka publikuar dhe një video mesazh të shkurtër ku i uron mirëseardhje të gjithë atyre që do e ndjekin veprimtarinë e saj publike. Sigurisht, që kjo nismë e Lindes ka marrë dhe mbështetjen dhe suportin e plotë të bashkëshortit, kryeministrit Edi Rama.