Në një bisedë që është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e shtëpisë më të njojhur në Shqipëri, deklarata e Oltës ka qenë vërtetë shqetësuese.
Ajo është shprehur se në këtë pikë të lojës edhe Luizi e do jashtë shtëpisë Kiarën, por e ka të pamundur ta artikuloj këtë gjë. Ndërkohë që nga ana tjetër ka qenë Luizi ai i cili siç duket “ka hequr dorë” nga çmimi i madh duke deklaruar se “do të nxjerr fituese Kiarën”.
Luizi nuk e ka mendjen tek strategjia e lojës së tij por fitoren dëshiron t’ia “dhurojë” Kiarës: “Unë do nxjerr Kiarën fituese të këtij Big Brotheri! Ajo është shembulli i kesaj shtepie dhe duhet ta fitoje çmimin e madh”.
Ndërkohë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, familjarët e Luizit kanë hapur një fondacion ku po grumbullohen ndihma për këngëtarin shkodran. Deri në këto momente janë mbledhur mbi 15 mijë dollarë dhe targeti i këtij fondacioni është plot 250 mijë dollarë.












