Luiz Ejlli është padiskutim “fenomeni” i shtëpisë së “Big Brother VIP” i cili çdo ditë e më shumë ka fituar zemrat e publikut shqiptar.
Këngëtari shqiptar me humorin dhe çiltërsinë e tij ka bërë për vete Shqiptarët të cilët vazhdimisht i kanë nisur atij dronë për t’i treguar mbështetjen e tyre. Gjithashtu fansat bënë dhe një protestë pranë ambienteve të shtëpisë, ndërkohë së fundmi në shtëpinë e “Vëllait të Madh” të gjithë janë befasuar pasi sot ka mbërritur një helikopter i madh me një mesazh mbëdhtetës për Luizin.
Menjëherë ka ndërhyrë produksioni i cili ju ka kërkuar banorëve që të futen menjëherë në shtëpi, por banorët arritën të shikojnë helikopterin për të cilin thonë se “ishte shumë i bukur”
“Nuk ka më drone, tani filluan helikopterët“, tha Luizi duke qeshur.












