Në Athinë sonte pritet të mbahet darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitostakis.
Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, Bajram Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen nga ky takim dhe duke shtuar tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në këtë takim, të organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis nuk është ftuar kryeministri Rama ndërsa Begaj refuzoi ftesën.
Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.
Nga njëra anë është qeveria greke që kërkon lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Himarës dhe nga ana tjetër qëndrimi i pandryshuar i Ramës, i cili arrestimin dhe hetimin e Belerit në akuzë për blerje të votave, e quan çështje të drejtësisë në të cilën Greqia nuk duhet të ndërhyjë.












