Thursday, October 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Si u ndërtua hekurudha Elbasan-Prrenjas, njihuni me misterin e “Urës së Bushtricës…

by Rilindje
31/08/2024
in SHOWBIZ
Si u ndërtua hekurudha Elbasan-Prrenjas, njihuni me misterin e “Urës së Bushtricës…

Në hekurudhën Elbasan -Përrenjas, që kalon në një terren të vështirë malor u ndërtuan 15 tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 4 km. Tuneli më i gjatë ishte ai i ndërtuar në Murrash me gjatësi rreth 990 m.

Në vazhdim të hekurudhës për në Guri i Kuq u ndërtua në Qafë Thanë tuneli hekurudhor më i gjatë në vend me gjatësi rreth 3020 m.

Në zonën e Murrashit para qytetit të Librazhdit, ku ndodhet një zonë e dukshme rrëshqitëse dhe rrjedhje të materialeve nga skarpatet dhe që ka qenë gjithmonë problem për trafikun automobilistik, u trasuan dy tunele dhe një urë mbi lumin Shkumbin, duke devijuar totalisht zonën.

Në ndërtimin e mjaft tuneleve në hekurudhë u hasën mjaft vështirësi, që u krijuan nga ndeshja në informacione të dobëta gjeologjike që transmetojnë veprim të theksuar të presionit malor. Në disa tunele u hasën rrjedhje uji, e theksuar në tunelin e Qafë -Thanës me 500 litër në sekondë.

Në hapjen e tuneleve u përdorën teknikat bashkëkohore më të avancuara. Gërmim me seksion të plotë, evadimi i materialit të gërmuar dhe transporti komplet të mekanizuar me teknikën më të përparuar të kohës.

Gërmimi është kryer me shpërthime eksplozive. Shpimi u organizua me makineri Promeks të firmës së dëgjuar suedeze Atlas Copco. Promeksi ishte pajisur me 4 pistoleta shpimi që komandoheshin.

Në tunelin që kalon në qytetin e Librazhdit u përdor tjetër teknikë avancimi. Në këtë rast nuk mund të përdoreshin shpërthime meqenëse sipër ishin ndërtimet e qytetit. Gërmimi u realizua me makineri ndërtimi pa shpërthime, teknologji e marrë nga Austria. Materiali i gërmuar binte në një platformë të lëvizshme që e ngarkonte me transportier në mjetet e transportit.

Veshja e tuneleve është realizuar me betone monolite. Kallëpi i betonimit metalik ishte njëcopëshe mbi shina dhe tërhiqej për çdo kampatë. Betoni dërgohej në kallëp me beton pompë.

Në këtë mënyrë teknika e ndërtimit të tuneleve në hekurudhën Elbasan -Prrenjas kaloi në teknikën më moderne që njeh bota në përdorimin e mekanizmave komplekse që u përdorën edhe sot në ndërtimin e tuneleve të rrugës së kombit dhe në tunelet e Kërrabës të rrugës Tiranë -Elbasan.

NGA KATEGORIA

Pas skandalit me Adi Hilën/ Eli Fara befason të gjithë! Askush nuk e priste VENDIMIN e saj…
SHOWBIZ

Pas skandalit me Adi Hilën/ Eli Fara befason të gjithë! Askush nuk e priste VENDIMIN e saj…

13/10/2026
Blerina Matraku në lot për babanë e saj: Nuk e kam turpëruar! Kush shpërndau videot…
SHOWBIZ

Blerina Matraku në lot për babanë e saj: Nuk e kam turpëruar! Kush shpërndau videot…

11/10/2026
Video skandali me Adi Hilën, del për herë të parë në publik Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro…
SHOWBIZ

Video skandali me Adi Hilën, del për herë të parë në publik Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro…

11/10/2026
Vajza e Adi Hilës merr këtë vendim EKSTREM pas video skandalit…
SHOWBIZ

Vajza e Adi Hilës merr këtë vendim EKSTREM pas video skandalit…

11/10/2026
Videot me “pullë të kuqe” te Adi Hilës me femrat VIP “thyen” rrjetin, mbërrin DENONCIMI i parë në Polici…
SHOWBIZ

LAJM I FUNDIT/ Pas skandalit të videove të Adi Hilës, shteti shqiptar merr vendimin e papritur…

10/10/2026
“Është mburrur me shokët”/ Eli Fara tjetër reagim për videot me Adi Hilën: Fajin e ka ky popull…
SHOWBIZ

“Është mburrur me shokët”/ Eli Fara tjetër reagim për videot me Adi Hilën: Fajin e ka ky popull…

09/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…
POLITIKË

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…

14/10/2026
Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…
POLITIKË

Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…

14/10/2026
Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…
POLITIKË

Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…

14/10/2026
Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në Bashki
POLITIKË

Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në Bashki

14/10/2026
“Skenë lufte te Rruga e Durrësit”/ Tirana në kaos dhe gjithçka e shkatërruar, digjen makinat e…
AKTUALITET

“Skenë lufte te Rruga e Durrësit”/ Tirana në kaos dhe gjithçka e shkatërruar, digjen makinat e…

14/10/2026
Protesta merr të tjera përmasa! E pabesueshme! Studentët thyejnë derën dhe futen në…
AKTUALITET

Protesta merr të tjera përmasa! E pabesueshme! Studentët thyejnë derën dhe futen në…

14/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!