Kjo fundjavë e fundit e muajit gusht, do të mbyllet me temperatura të larta, por edhe me vranësira të cilat shtohen kryesisht në gjysmë e dytë të ditës.
Të dielën e 1 shtatorit, koha sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të ketë kushte edhe më të mira moti,për të gjithë ata që duan të shijojnë bregdetin.
Sipas parashikimeve të meteorologëve 10 ditëshi i parë i muajit shtator do jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Pas 10 ditëshit të parë të shtatorit, pritet një rënie e temperaturave 5-10 gradë duke sjellë edhe reshjet e shiut në të gjithë territorin Shqiptar.












