Pak orë pasi KQZ shpalli publikisht se njihte Lulzim Bashën si kryetar të PD, Ilir Meta deklaroi se Partia e Lirise do të hyjë në zgjedhje me listën e saj për këshillat bashkiakë.
Kjo do të thotë se koalicioni i përfolur mes tij dhe Berishës si në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit nën siglën e Shtëpisë së Lirisë nuk do të realizohet. Kodi i ndryshuar zgjedhor urdhëron që çdo forcë apo koalicion politik duhet të ketë vetëm një listë emërore për këshillat bashkiakë.
Sipas “Klan News” është duke u finalizuar koalicioni më i ri mes tyre dhe fillimisht partive të Vangjel Dules e Agron Dukës. Kandidatët e Primareve do të jenë në garë për 61 kryetarë bashkish. Eshtë duke u negociuar për përfshirjen mes tyre edhe të ndonjë kandidati të kërkuar nga PBDNJ e PAA. Ndërsa për listat e këshilltarëve bashkiakë duket se kompromisi do të jetë shumë më i thjeshtë.












