Rreth 46 mijë qytetarë të Bashkisë së Kukësit kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit ditën e sotme për të zgjedhur drejtuesin e ri lokal, pas shkarkimit të Safet Gjicit.
Kutitë e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00. Në bashkinë e Kukësit janë në total 74 qendra votimi, teksa votuesit do të kenë vetëm një fletë për për të shprehur vullnetin e tyre.
Qytetarët kuksianë do të kenë mundësi të zgjedhin mes dy kandidatëve, Albert Halilaj të Partisë Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, teksa Partia Demokratike e Bashes ka vendosur të mos dalë me një kandidat për këto zgjedhje.
Kujotjmë që më 14 maj, në Kukës morën pjesë gati 52% e atyre që kishin të drejtë. Safet Gjici u shpall fitues me 2 mijë vota më shumë, përballë kandidatit të Berishës, Admir Sinamatit.












