Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i është përgjigjur Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e cila pak ditë më parë kërkoi informacion nëse SPAK-u po përgjon anëtarët e Kushtetueses.
Në krye të letrës, Altin Dumani konfirmon se asnjë gjyqtar Kushtetues nuk është vendosur nën hetim duke hedhur poshtë pretendimet e fundit në media.
Dumani i drejtohet Zaçajt: “Në përgjigje të interesit tuaj, mund t’ju konfirmojnë se në SPAK nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin ‘person nën hetim’ asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”.
Në vijim, Dumani shkruan se “SPAK nuk ka kompetencë për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve në çështjet konkrete, si të gjykatave të zakonshme, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese”./ Boldnews












