SPAK ka përfunduar hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.
Sipas burimeve zyrtare, sot në orën 10:00 ishte planifikuar që Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.
Arsyeja e zvarritjes së vendimit lidhet me një kërkesë të paraqitur nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili ka njoftuar se ndodhet me pushime. Njoftimi ndaj Ilir Metës pritet të bëhet të hënën e javës së ardhshme.
Ndërkohë, në orët e pasdites së sotme pritet që Monika Kryemadhi dhe nëna e saj të njihen zyrtarisht me përfundimet e hetimit. Ky hetim i SPAK ka qenë pjesë e një hetimi të gjerë mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.












