Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Braçe i bën thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin ‘Novi Pazar’ në Serbi.
Braçe thekson se kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen.
“VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristet qe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!”, shkruan Erion Braçe.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i bën thirrje BE dhe SHBA që me forcën imponuese të ulë në një tryezë dialogu Kosovën dhe Serbinë. Rama thotë se kriminelet e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë.












