Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të dytë duke shprehur indinjatën e tij për dhunën ndaj homologut të tij Albin Kurtit.
Në reagimin e parë Edi Rama i doli në krah Kurtit duke dënuar dhunën e opozitës në Kuvend, por kaq ka mjaftuar që miqtë e tij kosovarë ta mbytin Edi Ramën me komente negative.
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh shfaqjen skandaloze. Unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme”, shkruan Rama.












