Wednesday, August 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë

by Rilindje
13/01/2026
in AKTUALITET
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë

Drejtuesit e automjeteve me aksidente të përsëritura, të rinjtë pa eksperiencë dhe mjetet me fuqi të lartë motorike do të paguajnë më shumë për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, gjatë këtij viti dhe në vijim.

Në të kundërt, drejtuesit me historik të pastër pa dëme, makinat e reja dhe ato me fuqi të ulët motorike do të përfitojnë ulje të primit të sigurimit.

Sipas faktorëve të riskut të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), çmimi final i sigurimit nuk përcaktohet vetëm nga historiku i dëmeve, por edhe nga disa elementë të tjerë, ku një rol të rëndësishëm luan fuqia motorike e mjetit. Sa më e madhe fuqia e motorit, aq më i lartë është primi i sigurimit.

Ndikim në tarifë ka edhe mosha e drejtuesit, ku grupmosha 18–21 vjeç paguan më shtrenjtë. Po ashtu, drejtuesit me deri në dy vite eksperiencë në drejtim të mjetit tarifohen më tepër krahasuar me ata me eksperiencë më të gjatë.

Edhe përdorimi i mjetit është një faktor tjetër përcaktues: automjetet në pronësi të subjekteve tregtare paguajnë më shumë sesa ato në pronësi të individëve. Ndërkohë, qarku i regjistrimit ndikon në koston e sigurimit, ku mjetet e regjistruara në qarqet Berat, Dibër dhe Kukës përfitojnë tarifa më të ulëta.

Sipas AMF-së, vjetërsia e mjetit është gjithashtu një element kyç, pasi makinat e reja kanë prim më të ulët sigurimi krahasuar me mjetet e vjetra.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të publikojnë në faqet e tyre zyrtare tabelat me koeficientët e riskut, si dhe shembuj konkretë të përllogaritjes së primit. Për më tepër, qytetarëve u ofrohen përllogaritës online, të cilët u mundësojnë të shohin paraprakisht se sa do të paguajnë për sigurimin e automjetit të tyre.

NGA KATEGORIA

“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda
AKTUALITET

“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda

25/08/2026
E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…

25/08/2026
Aksident tragjik mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E rëndë për Shqipërinë! Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në bregdetin e…

24/08/2026
Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…
AKTUALITET

Kjo nuk pritej në mes të natës! Papritur ja “plas” stuhi shiu me breshër, shkatërron gjithçka në…

24/08/2026
Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…
AKTUALITET

Me celularin në dorë teksa drejtonte autobusin/ Shoferi në Fier e pëson keq nga policia…

23/08/2026
Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania…
AKTUALITET

“Nuk do të ketë vjeshtë fare!”/ Meteorologia paralajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

22/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…
POLITIKË

“Rama ka marrë fund”/ Ish-ambasadori befason me paralajmërimin: Shtatori sjell goditje të mëdha…

25/08/2026
Nuk ndalet puna! Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin…
EDI RAMA

Nuk ndalet puna! Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin…

25/08/2026
Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…
POLITIKË

Berisha zbulon lëvizjen e PD për zgjedhjet e 2027, flet për Alimehmetin dhe Braçen…

25/08/2026
“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda
AKTUALITET

“SHKUNDEN” DISA QYTETE NË VEND! Tërmeti “prek” disa zona në Shqipëri, ja magnituda

25/08/2026
E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Vjen lajmi FANTASTIK për administratën publike! Qeveria sapo hap…

25/08/2026
Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…
EDI RAMA

Një ditë pas takimit/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, u kërkon ministrave që…

25/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!