SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Që të ekzekutohet “arrestimi” duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit. Tashmë deputeti socialist akuzohet për plot 4 akuza
Por sa vite burg rrezikon te denohet Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor? Ish-ministri akuzohet për “SHPËRDORIM DETYRE” dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e “KORRUPSIONIT” pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që Ahmetajt plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për “PËRFITIM TE PALIGJSHËM TE INTERESAVE” që parashikon dënim deri në 4 vite burg. Dhe akuza e fundit është ajo e “PASTRIMIT TË PARAVE” e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.












