Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.
Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet janë qytetet që rrezikojnë përmbytjen pasi ka reshje shiu me intensitet të lartë.
Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 700-900 metër kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.












