Luiz Ejlli është banori më i pëlqyer i shtëpisë së Big Brother Vip ku po cilësohet edhe si fenomen pasi me humorin dhe pozitivitetin e tij ka arritur që të rrëmbejë “zemrat” e shqiptarëve. Fama e tij ka marrë përmasa të mëdha kurse sipas ekspertëve për pak kohë, Luizi po bëhet shqiptari më i klikuar ndonjëherë në rrjetet sociale.
Por, fama i ka sjellë edhe shumë dhurata e të ardhura pasi tashmë ai vishet me rrobat më të shtrenjta në “Prime” por edhe në përditshmëri. Luizi megjithëse ndodhet brenda shtëpisë, ka bërë marrëveshje me markat më të shtrenjta që i dërgojnë dhurata dhe veshje të shtrenjta.
Në Prime-n e fundit ai ka veshur një këmisht të bukur që u komentua shumë për veshjen e bukur por e dini sa shtrenjtë kushton? Sipas disa faqeve që e kanë publikuar në Instagram vetëm kjo këmishë që veshi Luizi kushton 850 dollarë, pra një shifër mjaft e shtrenjtë.












