Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e kapura nga dronët e Forcës Ajrore, të cilat dokumentojnë një zjarr të qëllimshëm, një akt që ai e përshkruan jo vetëm si krim, por edhe si tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.
Rama thekson seriozitetin e situatës klimatike të rënduar dhe rritjen globale të rrezikut të zjarreve, sidomos në rajonin mesdhetar.
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”, shprehet Rama.












