Avokati i njohur, Spartak Ngjela e sheh të pamjaftueshme punën e SPAK sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ngjela u shpreh se pritshmëritë janë që të goditet djathtas, teksa shtoi se gjithë klasa politike është frikësuar pas urdhrit për arrestimin e Ahmetajt.
“SPAK-u duket se po lëviz. Shenjat janë se do shkojë djathtës. Ka shqetësim nga të dyja palët. Por SPAK-u nuk është ende në nivele të larta. Nuk përkrah një SPAK që nuk po e lufton korrupsionin sipas Kushtetutës. Gjithë SPAK është i fiksuar në Kushtetutë. Nuk ka filluar tani punën SPAK, ka gjithë ato vite. Nuk është në normën e duhur. Duhet të rrisë intesitetin e luftës anti-korrupsion”, tha Spartak Ngjela.












