Kryeministri Edi Rama deklaroi se turizmi në Shqipëri ka arritur në nivelin e Greqisë për mesatare banorësh.
Pas mbledhjes informale dy ditore të qeverisë në Tepelenë, ku Rama tregoi se janë vendosur qëllime dhe është reflektuar për arritjet, ai theksoi se investitorët e huaj kanë krijuar besim.
“Tanimë nuk flasim për projekte të fokusuar vetëm në sektorin e energjisë ku kemi bërë një proces hapje dhe rritje besimi ndaj Shqipërisë që na ka dhënë rezultat para sektorëve të tjerë, por këtu flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, që deri para jo shumë vite më parë, nuk do ta konsideronin fare Shqipërinë si mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre” – u shpreh Rama.












