Kiara Titos iu dha një “avantazh” nga produksioni i Big Brotherit, të cilin shumë prej ndjekësve madje edhe vetë Kiara e mori si një “disavantazh”.
Asaj iu treguan disa prej titujt negativ të lajmeve që kanë qarkulluar në protale gjatë qëndrimit të moderatores brenda në shtëpi. Nga marrëdhënia e saj me Butrint Imerin, te thashethemet për Roni Kokën, i cili u përfol se ka qenë në një lidhje me moderatoren dhe deri te deklaratat e Efit. Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga tezja e Kiarës, Gena, e cila shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës.
“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruan tezja e Kiarës.












