Deputetët e Partisë Demokratike nuk njohin vendimin e Kuvendit, i cili i përjashtoi për 10 ditë, por nesër do të shkaktojnë sërish kaos në Kuvend.
Grupi i Bardhit dhe Berishes shprehen se pavarësisht përjashtimit, nesër do të jenë në gjithë në orën 16:30 për të shkuar në seancë.
“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00”, njoftojnë deputetët e PD-së.
Kujtojmë se në seancën e mëparshme 23 deputetë të opozitës, me në krye Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, u përjashtuan për 10 ditë nga seancat plenare pasi shkaktuan kaos në Kuvend.












