Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot miratimin e emërimit të Rustem Umerov si ministrin e ri të Mbrojtjes të vendit.
Rustem Umerov është një anëtar kryesor i komunitetit të Krimesë, i cili ka përfaqësuar vendin e tij në negociatat kryesore me Rusinë. Por ai ka edhe një lidhje speciale me Shqipërinë dhe cilësohet pa frikë si një mik i shqiptarëve.
Në korrik 2022 ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama dhe një takim zyrtar edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist dhe disa deputetë të tjerë.
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Umerov-it që Ukraina të njohë Kosovën. Ky propozim pritet t’i shtrohet nga Rama edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e radhës.











