Në intervistën me kryeministrin Edi Rama, Luiz Ejlli ka zbuluar planet e tij për të ardhmen, duke konfirmuar se do të merret jo vetëm me muzikë, por dhe me filma.
Gjatë fjalës Luizi në mënyrë indirekte ka thumbuar edhe idhullin e tij të dikurshëm Sali Berisha qe sot është shpallur “Non Grata” nga SHBA.
Edi Rama: Ti familjen e ke në SHBA?
Luiz Ejlli: “Po, kam nënën dhe motrën, është e martuar, ka tre fëmijë”.
Edi Rama: Po ti shkon atje, e merr vizën domethënë?
Luiz Ejlli: “Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam ‘non grata’….” (qesh)
Edi Rama: Larg qoftë!
Luiz Ejlli: Unë do iki për të kënduar. Ndoshta do bëhem dhe unë ‘’non grata’’, ku i dihet?!












