Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Vendi pëson dëme të pallogaritshme”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj thirrje të merren masa urgjente…

by Rilindje
25/09/2026
in AKTUALITET
“Vendi pëson dëme të pallogaritshme”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj thirrje të merren masa urgjente…

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i bën thirrje klasës politike që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa, për atë që ai e quan gjëmë me Shërbimin Informativ të Shtetit.

Drejtuesja Vlora Hyseni është shkarkuar dhe ndodhet në masë arresti për nxjerrje të sekreteve.

Ai thotë se diskutimi publik për ish-drejtuesen e shërbimit tashmë nuk ka asnjë vlerë, përpos devijimit të diskutimit në detaje banale romantike, por tërmeti katastrofik i ndodhur duhet të shërbejë për të diskutuar rreth shërbimit dhe jo rreth drejtueses së pafat të tij.

“Vënia nën masë arresti e Drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit duket se i ka alarmuar të gjithë. Arrestimi është lajm i padëgjuar kurrë ndër ne e më përtej, ndërkohë që devijimet alarmate të këtij shërbimi nga ligji nuk kanë munguar përgjatë historisë tonë. Është i mirëkuptueshëm dhe i ligjshëm zemërimi i qytetarëve të zakonshëm, që tashmë nuk dinë se kujt t’i besojnë më në këtë vend. Por e papranueshme është maskarada e politikanëve dhe e deputetëve që nxitojnë të lajnë duart apo të përbetohen për ndershmëri, moral apo integritet, ndërkohë që kanë fjetur gjumë (në rastin më të mirë) për gati tri dekada rrënuese për vetë shërbimin informativ”, shkruan Sandër Lleshaj.

Ushtaraku dhe ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, thekson se ndërprerja e menjëhershme e dëmeve të pallogaritshme që shërbimi dhe vendi kanë pësuar nga kjo gjëmë, që ende po ndodh, si dhe marrja e masave për ndërtimin e një shërbimi të mirëfilltë inteligjent të bazuar në parime, përvoja dhe standarde demokratike dhe perëndimore, është sot një detyrë emergjente kombëtare.

“Drejtuesit politikë përgjegjës dhe deputetët, që aktrojnë sot plot hipokrizi për dramën, duhet të pyesin vetën dhe t’i përgjigjen popullit shqiptar për disa pyetje të rëndësishme:

1. A e dini se ligji në fuqi për Shërbimin Informativ të Shtetit është i bazuar në Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991, pra jo në ndonjë kushtetutë, por dispozitat provizore që tepruan si rrënojë nga Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976?!

2. A e dini se cili parlament i ka miratuar këto dispozita?!

3. A ju vjen turp për këtë?!

4. Përse përmes mosveprimit tuaj keni lejuar që ky shërbim informativ, që në fakt duhej të ishte një shërbim inteligjent, të funksionojë në bazë të një ligji qesharak që është më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shqipërisë?

5. Përse nuk kuptoni ende se, në këto rrethana, për gati tri dekada, praktikisht Shërbimi Informativ funksionon pa ligj?

6. Përse nuk kuptoni ende se një shërbim që funksionon “de facto” pa ligj është një kërcënim potencial serioz për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe për sigurinë e vendit.

7. Përse keni lejuar që Shërbimi Informativ të jetë struktura më e pakontrolluar në Shqipëri, ndërkohë që strukturat homologe nga vendet e NATO-s dhe vendet e tjera demokratike janë më të kontrolluarat ndër të gjitha institucionet e një shteti normal?”, shkruan Sandër Lleshaj.

NGA KATEGORIA

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
Nga Tirana në Lezhë, Durrës e Vlorë, 16 kulla të reja deri në 43 kate marrin “dritën jeshile”
AKTUALITET

Nga Tirana në Lezhë, Durrës e Vlorë, 16 kulla të reja deri në 43 kate marrin “dritën jeshile”

30/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident tragjik në Tiranë, 15-vjeçari humb jetën, shoku i tij…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident tragjik në Tiranë, 15-vjeçari humb jetën, shoku i tij…

30/09/2026
Zhvillim i papritur! Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt dhe cakton një…
AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon të shkojë në bashki/ SPAK sapo merr këtë VENDIM për kryebashkiakun…

29/09/2026
LAJM I MIRË/ Punonjësit do të marrin SHPËRBLIM, kush do të përfitojë Lekë shtesë…
AKTUALITET

LAJM I MIRË/ Punonjësit do të marrin SHPËRBLIM, kush do të përfitojë Lekë shtesë…

28/09/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Mbyll sytë përgjithmonë, ndërron jetë aktori i njohur shqiptar në qytetin…

28/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Rama shpërthen për kullat dhe arkitektët e huaj: Nuk dimë t’i bëjmë…

01/10/2026
Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…
SHOWBIZ

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!