Rasti i parë i konfirmuar i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV zbulohet në Selanik.
Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.
Të shtunën i moshuari iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.
“Metapneumovirusi” prek rrugët e frymëmarrjes, shfaqet si rrufë dhe çon deri në pneumoni. Përhapet përmes spërklave të personit të infektuar dhe sipërfaqeve të kontaminuara. Rrezik më të shtuar kanë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.