Në Bashkinë e Krujës kanë dorëzuar dorëheqjet nënkryetarët, administratorët e njësive administrative si dhe drejtorët bashkiake pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.
Në tavolinën e kryebashkiakut Artur Bushi, kanë dorëzuar dorëheqjen 5 administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët si dhe drejtuesit e drejtorive.
Kërkesën për shkarkimin e tyre Rama e tha në një mbledhje të organizuar disa ditë më parë në Durrës ku në tavolinë mblodhi kryebashkiakë të djathtë e të majtë me qëllim shpalosjen e planit të punës për Shqipërinë 2030 në BE.












