Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla së shpejti do të kryejë shkarkimin e parë të bujshëm.
Sipas Karamuços, AMP ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe, por nga ana tjetër kritikat e forta që Taulant Balla drejtoi ndaj këtij institucioni ngjanin si një mesazh i ‘koduar’ për largimin e afërt të kreut te AMP-së, Ardi Veliut. Karamuço u ndal gjithashtu edhe tek një sërë problematikash që shqetësojnë sot Policinë e Shtetit, ku dyfishimi i rrogës së tyre duhet të ishte prioriteti numër një i Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla.
“Zoti Balla do të ndryshojë kreun e AMP, Ardin Veliun. Mënyra si e tha, duke parë edhe punën që është bërë, mbase nuk i pëlqen drejtimi i këtij institucioni”– tha Karamuço për Top Channel.












